Digat mbi Vjosë, “TCH” mashtroi me shifrat e “The Guardian”

Duke cituar “The Guardian”, Top-Channel publikoi një artikull në të cilin konsideronte Shqipërinë si “pikën më të nxehtë të ndërtimit të digave, të cilat përveç ekosistemit kërcënojnë edhe njerëzit”. – http://top-channel.tv/2017/11/27/hidrocentralet-mbi-vjose-the-guardian-kercenimi-nga-digat-ne-ballkan/ 

Megjithatë, artikulli i vërteti i “The Guardian”, (SHIH linkun në fund), jep një shifër shumë të ndryshme nga ajo që raportohet prej televizionit tonë.

Sipas prestigjiozes britanike, janë 2 800 hidrocentralë që po ndërtohen nga Sllovenia në Greqi, në të gjithë zonën e Ballkanit dhe nga këto, vetëm 81 janë duke u ndërtuar në vendin tonë.

Hidrocentralet në ndërtim në vendin tonë zënë vetëm 2,8% të totalit që po ndërtohen në Ballkan. 

Ndërkohë, pika me të vërtetë e nxehtë është Serbia, e cila ka nisur ndërtimin e plot 800 hidrocentraleve mbi lumenjtë e saj. 

Megjithatë, raporti i “TCH” konsideron Shqipërinë si kërcënimin kryesor, ndonëse totali i hidrocentraleve të vendit tonë është sa një e 25-ta e të gjithë hidrocentraleve që po ndërtohen në të gjithë Ballkanin. 

Shqetësimi i vërtetë i ngritur nga “The Guardian”, në rastin e lumit Vjosë, nuk lidhet me sasinë e digave, por me mbrojtjen e një specije të rrallë peshku, të quajtur Isoperla vjosae. 

Artikulli i plotë i “The Guardian” – https://www.theguardian.com/environment/2017/nov/27/balkan-hydropower-projects-soar-by-300-putting-wildlife-at-risk-research-shows

SHI

 

Advertisements Share this:
  • More
Like this:Like Loading... Related